Surface DTH Drill Rigs

Platformat e shpimit Sandvik DTH, të pajisura me çekiçë të fuqishëm, janë projektuar për shpimet shkëmbore me kapacitet të lartë në gurore, minierat e hapura dhe projektet e ndërtimit. Ato janë krejtësisht të vetë-komanduara, me kompresorët në bord dhe shtypjen e efektshme të pluhurit. Normalisht të pajisura me një kabinë të rehatshme të manovratorit me kontrolle ergonomike dhe shikueshmëri të shkëlqyer, ato janë shumë produktive dhe shumë të besueshme, me kosto të ulët të ciklit të jetës.

dth drill rigs

DP Series

Platformat inteligjente të shpimit me çekiç të serisë Sandvik DPi janë rezultat i përvojës 10 vjeçare në shpimin në gurore dhe shpimet në madhesite prej 76 – 150 mm. Të pajisura plotësisht, platformat inteligjente të gjeneratës së re prodhojnë informacion, ndër të tjera, mbi zhvillimin e shpimit dhe punën e kryer.  Funksionet teknike të serisë DPi gjithashtu respektojnë mjedisin. Krahasuar me modele të ngjashme konvencionale, platformat DPi konsumojnë 15% më pak karburant. Në standardin 2500 orë motorike në vit, kjo do të thotë një reduktim prej 35 ton në emetimet e CO2. Përveç kësaj, një sistem i patentuar i lidhëses së pluhurit e mban ajrin e freskët dhe nivelet e pluhurit në një nivel të ulët gjate gjithe kohës.

DX Series

Platformat e shpimit hidraulike me vet-presion nga Sandvik DX kanë një superstrukturë rrotulluese, bum të artikuluar dhe mund të veprojne ne terren shumë të ashpër. Me një kabinë të operatorit ergonomik, shpues të fuqishëm hidraulik dhe ndryshues shufrash të mekanizuara, ata shpojnë ne menyre cilësore nga 51-127 mm në diametër e në thellësi deri ne 25 metra. DX ka një sipërfaqe të madhe mbulimi që të lejon të shposh më shumë vrima, më shpejt, nga një set i vetëm. Fuqia, saktësia dhe versatiliteti i tyre i bëjnë ato një zgjedhje ideale për ndërtimin, guroren ose per minierat sipërfaqësorë.

Cabless Drill Rigs

Platformat e serisë Sandvik DXR janë ideuar per te funksionuar te telekomanduara me një superstrukturë rrotulluese dhe të projektuara për përdorim në terren shumë të ashpër. Platformat DXR janë jashtëzakonisht të lëvizshme dhe të lehta per tu përdorur, zakonisht të përdorura në hapjen e rrugëve, shpimin e tubacionit dhe shpimin e themeleve. Platformat Sandvik DC 550, DC560 dhe DC700 janë të dizajnit klasik me kontrolle shpimi të montuar në direk. Diametri i shpimit i mbuluar nga tre seri është 41-127 mm.

Rubber Tyred Drill Rigs

Platformat e shpimit Sandvik DC120, DC121R, DC122R, DC301R dhe DC302R janë të montuar në një transportues kompakt, me motor dizel, me 4 rrota me goma. Ato janë të sigurta, interaktive, shumë produktive dhe shumë të lehta për t’u operuar. Veçanërisht të lëvizshme dhe të lehta për t’u transportuar, ato janë ideale për punë publike, me aplikime në gërmimin e shkëmbinjve, shpimet e themeleve, carjen e rrugëve.

Rotary Blasthole Drill Rigs

Rangu Sandvik i platformave të shpimit të blastholes përfshin modele per te funskionuar me naftë dhe elektricitet, si dhe modele të montuar me shasi per te siguruar levizshemeri. Me traksion të fuqishëm dhe çdo gjë në bord, të gjitha modelet janë krejtësisht bashkekohore dhe të ndërtuara në standarde shumë të larta ergonomike dhe të sigurisë. Të synuara për detyra të rënda të vazhdueshme, ato janë të njohura për rendiment të lartë, besueshmëri të madhe dhe kosto të ulët operimi.

Dimensional Stone Drill Rigs

Paisjet e shpimit sandvik për industrinë dimensionale të gurit  përfshijnë paisje kompakte të platformave për lidhje me transportues të tillë si eksavatorë hidraulikë, si dhe platforma të plota shpuese, me naftë që janë krejtësisht të lehta per tu manovruar. Të gjitha pajisjet tona kanë të përbashkët, funksionalitetin e shkëlqyer, gjysmë-automatizimin, rendimentin e lartë, besueshmërine e madhe dhe kostot e ulëta të operimit.

Underground Drill Rigs

Platformat nëntokësore të shpimit sandvik vijnë në pesë familje produktesh: xhumbo minierash, platforma shpimi për mbështetjen e shkëmbinjve, platformat e shpimit sekondare dhe jumbot e tunelit. Secili është projektuar në mënyrë specifike për t’iu pershtatur kërkesës së veçantë në fjalë. Të pajisura me shpimet hidraulike shkëmbore me performancë të lartë, kontrollet ergonomike, dhe nivele të ndryshme të sistemeve automatike të shpimit, ato janë shumë produktive, jashtëzakonisht të besueshme, dhe ekonomike për t’u përdorur. Përveç kësaj, platformat nëntokësore të shpimit Sandvik karakterizohen nga lehtësia e operimit dhe e mirëmbajtjes.